EMANUELE GIORDANO HOMEPAGE
EMANUIL JORDANIT
87010 Ejaninė (CS) Itali




ZOT EMANUIL JORDANIT

Lehet Frasnitė (Cs) ndėr 27 tė theristiut 1920 ka Gustin Giordano e Rozina Bilotta, nipra tė papas Binard Bilotės (1843-1918), kryeprift i Frasnitės, poet e letrar. Bėn shkollat fillore nė Frasnitė dhe ndėr 1933 hyn te Seminari “Benedetto XV” i Grotaferratės (Rromė), ku kryen gjimnazin. Te viti 1938 shkon nė “Pontificio Collegio Greco” tė Rromės: kėtu plotėson studimet licealė, dhe ata filozofikė dhe teologjikė pranė Universitetit Papėsor “Angelicum”, ku fiton liēenxėn nė Teologji. Merr meshen ndėr 18 tė shėn martirit 1945 dhe ėshtė i bėnur famullitar i Ejaninės ndėr 30 tė majit 1946: kėtu kėndon tė parėn meshė ndėr 16 tė llanarit, festė e Shėn Mėrisė sė Karmanit.

Ēė ahirna zė, pėr atė, njė i gjatė dhe i frytdhėnės mision baritor, ēė i rezervon shumė kėnaqėsira: nėn udhėheqjen e tij e vogla Ejaninė i jep Eparkisė sė Ungrės 5 priftra e 2 kallogjėreshe. Papas Manoli ka dhjetra e dhjetra vjet bashkėpunon aktivisht nė Eparki: mė parė si mbrojtės i qėndrueshėm i pėrdorimit tė gjuhės arbėreshe nė Liturgjinė, dhe pastaj si pėrkthyes i tekstevet, nė “Komisjonin Liturgjik, tė Muzikės Bixantine dhe tė Artit tė Shėjt”. Profesor nė “Institutin e Shkencavet Relixhoze G.Stamati”, mėsoi Liturgji, Kristologji, Eklesiologji, Gjuhė Greke, Gjuhė Arbėreshe, Muzikė Bixantine.

Nė Ejaninė, shumė vjet mė parė se Mesha tė ish e prjerrė zyrtarisht nė gjuhė arbėreshe (1968), kjo adhe kėndohej arbėrisht. Nė Ejaninė, kėndimi bixantin, grek dhe arbėresh, ėsht i pranishėm te ēdo pjesė liturgjike. Qisha e famullisė, e kushtuar Shėn Vasilit - nė vitin 1947 e zbukuruar me Ikonostasin – ka pak vjet ka pasur strehėn dhe pikturėn e jashtme tė pėrtėrijtura, si edhe shtrojėn e pėrmbrėndshme me mermer. Shpia kanonike, edhe ajo e stisur ndėr vitrat 1948-49, te gjithė kėta vjet ka parė shumė gjenerata, ēė papas Manoli ndjeku personalisht e me dashurģ, ture i mėsuar katekizėm, kėndime dhe gjuhė arbėreshe.

Po papas Manoli Giordano s’ka merita vet nė fushėn relixhoze. Njetėr aq, sadopak, i ka edhe nė fushėn kulturore arbėreshe. Bir i prindėrve vjershtarė dhe stėrnip i Binard Bilotės, papas Manoli te

Papąs Emanuele Giordano



viti 1957 shkruan libėrthin “Folklor arbėresh nė Italģ” mbi zakonet e Pashkėvet tė Frasnitės. Dhe pastaj zė e bashkpunon me revistėn “Shejzat” tė Koliqit, me revistėn “Zgjimi” tė Albinit Greco: me poezi, rrėfime dhe shkrime tė ndryshėm. Nė vitin 1963 boton, me Edicjonat Paoline, veprėn ēė do t’e bėnjė tė famshėm: “Fjalorin e Arbėreshėvet t’Italisė”. Te viti 1966 shkon nė Tiranė, i ftuar ka Universiteti, ku mban dy konferenca mbi Bilotėn e ku njeh gjuhėtarėt dhe letrarėt mė tė mbėdhenj tė Shqipėrisė: me dica tė kėtyrve do tė mbanjė njė korrispondencė tė ngushtė. Nė 1967 boton, nė Shqipėri, veprėn e Bilotės “Shpata e Skandebekut ndė Dibrėt Poshtė”.

Te viti 1972, dhe pėr 12 vjet (1972-1983) drejton rivistėn kulturore “Zėri i Arbėreshvet”, ku boton artikuj gjuhėsorė, historikė dhe letrarė, poezi, reēensjona, kėnka popullore, fjalė tė urta, dhe komedinė “Dorėngushti” (tė Molierit): e shkurtuar, e modhifikuar dhe e prjerrė arbėrisht. Priret nė Shqipėri nė vitin 1993 pėr turizėm, dhe nė 1994 pėr motive relixhozė. Pėr dica vjet bėri edhe xhornalistin: ka mbajtur njė rubrikė relixhoze mbi gazetėn italiane tė Montrealit (Canada) “Il Cittadino Canadese”, e botuar ka i nipi Basilio Giordano. E te viti 2000, papas Manoli, ka botuar tė dyjtėn Edicjon tė “Fjalorit”; “Vangjelin e shėn Matesė” nė gjuhė arbėreshe, nėn kujdesin e Eparkisė sė Ungrės; dhe - bashkė me tė tjerė autorė dhe nėn kujdesin e Shoqatės Aiadi - bashėpunoi te vepra “Alfabetizzazione Arbėreshe”, ēė do tė jetė e dhuruar gjithve djemvet arbėreshė t’Italisė, ēė frekuentojėn shkollėn fillore dhe tė mesme.

prof. Agostino Giordano


Home
Fillim
Sa bėhet tė bleni "Fjalorin"

English - Biography
Biography

Italiano- Biobibliografia
Biobibliografia

Espańol- Biografķa
Biografķa

' Zėri'  Link
Zėri i Arbėreshvet

Perjardhje Jordanit

Gustin Jordanit (Plaku): Emigracion nė Amerikė

Rit Bizandin
(italisht)
English Espańol Italiano

Principio
Fillim
Sa bėhet tė bleni "Fjalorin"

©2001 Emanuil Jordani, tutti i diritti riservati.

Vista ottimizata per Internet Explorer con risoluzione 800 x 600